Aeroplanit të tipit Aibus A380 nga kompania franceze Air France, i është dashur të ateroj në ishullin kanadez Newfoundland, pasiqë ka eksploduar njëri nga 4 motorët, shkruan mirror.
Udhëtarët që janë nisur nga Parisi për Los Angelos, kanë dëgjuar një eksplodim të fortë, pas të cilës aeroplani ka filluar të bjer, ndërsa pak kohë pas kësaj ata kanë marrë edhe vërtetimin e kapitenit ku u ka thënë që njëri nga motorët ka eksploduar.
“Gjithçka më ka shkuar ndërmend! Kur dëgjoni që ka eksploduar motori, menjëherë mendoni për më të keqën. I falënderohem Zotit që gjithçka shkoi mirë”, ka thënë njëra nga udhëtarët e fluturimit AF66.
Aterrimi i papritur ka ndodhur me sukses dhe asnjë nga 496 udhëtarët nuk është i lënduar.
https://www.youtube.com/watch?v=1LEWyJiahxk