Fahrije Fazliu-Bajrami, motra e heroit Bahri Fazliu ka përkujtuar vëllain e saj në 28-vjetorin e rënies, raporton Ekonomia Online.
Ajo, duke e përshkruar Bahriun ka thënë se ishte person shumë i sjellshëm e madje edhe luftëtar.
Por, në të njëjtën kohë thotë se Bahriu ka qenë person shumë pozitiv pasi që gjithmonë ka kënduar e vallëzuar.
“Unë jam motra e Bahriut, Fahrija. Dhe Bahriun s’di çfarë me folë, është një luftëtar, ka qenë një djalë shumë i sjellshëm. Këto ditë i kemi shumë ditë të rënda, e përkujtojmë emocionalisht. Po edhe ka qenë shumë i zgjuar, ka këndu, ka vallëzu. Ka qenë shumë i sjellshëm, shumë i urtë, o qenë shumë i gjallë. Ka dëgju, tërë ditën me t’pas folë, ai t’ka dëgju, t’ka… s’kam fjalë çfarë me thanë për Bahriun”, tha Fazliu.
Fazliu-Bajrami tha se është shumë krenare për atë që ka bërë Bahriu, pasi që sipas saj ka qenë atdhetar.
“Shumë jam krenare për Bahriun. Është një vlla, ka qenë një vlla shumë i zgjuar, një vlla i dashur. Ka qenë luftëtar, ka qenë për atdheun… Vetëm që më vjen pak keq se nuk e priti këtë ditë, këtë liri, me e pa”, tha Fazliu Bajrami.
