Mount e Abraham shpërblejnë besimin e Lampardit te të rinjtë e Chelseat

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Edicioni i parë i Frank Lampardit te Chelsea mbetet një punë në zhvillim e sipër, por dalja në skenë e të rinjve si Mason Mount e Tammy Abraham do të thotë se tashmë ka gjëra pozitive në punën e trajnerit në “Stamford Bride”.

Lampard – ekipi i të cilit luan ndaj Sheffield Unitedit të shtunën (sot) në kuadër të kampionatit anglez – premtoi se do t’u jepte mundësinë lojtarëve të rinj, kur u kthye në ish-klubin e tij si trajner, në fillim të kësaj vere, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP-së.

Lampard ishte pjesërisht i detyruar të bëjë një premtim të tillë, pasi Chelsea nuk mund të bëjë transferime pas sanksioneve të fundit që ia bëri FIFA. Gjithashtu Lampard ishte i bindur se Chelsea në Akademinë e saj ka talente të mjaftueshme, por që janë anashkaluar plotësisht prej paraardhsëve të tij.

“Në Akademi ka lojtarë dhe këtë e kam ditur prej fillimit. Andaj kam premtuar se këtë edicion do ta kenë rastin të rinjtë”, është shprehur Lampard.

Ish-qendërmbrojtësi John Terry është lojtari i fundit që ka dalë nga Akademia e Chelseat për t’u stabilizuar në ekipin e parë.

Por nëse Mount e Abraham vazhdojmë me këto paraqitje këtë edicion, atëherë do të jenë pasardhësit e Terryt pas një pritjeje shumë të gjatë.

Mount, që pati një start të fuqishëm te Chelsea, tashmë është ftuar edhe nga seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate për ndeshjet me Bullgarinë dhe Kosovën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020” që do të zhvillohen në fillim të shtatorit.

Të ngjashme