Jose Mourinho do të mirëpriste shansin që të bëhej trajner i Arsenalit, sipas “El Chiringuito TV”.
Ish-trajneri i Chelseat, Realit dhe Manchester Unitedit, sipas këtij raportimi, është i interesuar që të marrë drejtimin e “Topçinjve” nëse trajneri aktual Unai Emery shkarkohet.
Portugezi është pa punë në futboll që kur u largua nga Manchester Unitedi vitin e shkuar.
Sipas raportimeve të deritashme, nuk ka pasur kurrfarë kontakti mes klubit londinez dhe trajnerit, por ai e favorizon një ofertë potenciale nga Arsenali para asaj të Dortmundit, që u spekulua si destinacion i mundshëm i radhës për të.Koha.Net.