Jose Mourinho do të jetë trajner i skuadrës së Tottenhamit edhe sezonin tjetër, ka njoftuar të hënën “Daily Express”.
Bëhet e ditur se presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy ka vendosur që ta mbajë Mourinhon në krye të ekipit përkundër rezultateve të sezonit aktual.
Mësohet se Levy nuk po dëshiron ta largoj Mourinhon pasi shkarkimi i trajnerit portugez do t’i kushtonte shumë shtrenjtë.
Mourinho e mori drejtimin e Tottenhamit në nëntor të vitit 2019 duke e zëvendësuar Mauricio Pochettinon dhe me ekipin nga Londra ka kontratë deri në vitin 2023.
Këtë sezon, Tottenhami po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht zë vendin e shtatë në Premier League me 49 pikë, gjashtë më pak se pozita e katërt.