Bale dhe Reguilon forcojnë ekipin e Mourinhos.
Jose Mourinho, trajneri i Tottenham, është i lumtur me ardhjet e reja nga Real Madridi, Gareth Bale dhe Sergio Reguilón.
Bale është huazuar deri në vitin 2021, derisa mbrojtësi i majtë, Reguilon, është blerë dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2025.
Në njëfarë mënyre, Mourinho është munduar t’i tregojë Zinedine Zidanit se ka gabuar që i ka humbur dy super lojtarë.
“Kur Gareth është i shëndosh, i gatshëm për lojë, është një ndër më të mirët në Evropë, për këtë s’ka asnjë dyshim”, tha Mourinho.
“Sergio (Reguilon) ka qenë fantastik sezonin e kaluar. Nëse më pyesni se a jam i lumtur me këta lojtarë, po, natyrisht se jam”.
Reguilon do të jetë i gatshëm për Mourinhon nga java e ardhshme, derisa Bale duhet të presë edhe një muaj, pasi është i dëmtuar.