Mourinho mund të rikthehet te Real Madridi

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho mund të rikthehet te Real Madridi, teksa raportohet se ai nuk është në bisedime me Romën për rinovim të kontratës.

Portugezi ka kontratë të vlefshme me klubin italian deri në verën e vitit 2024, transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas “La Repubblica”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po tregon interesim për Mourinhon, pasi trajneri aktual i skuadrës, Carlo Ancelotti, mund të pensionohet pas përfundimit të sezonit.

Nëse kjo do të ndodhë, atëherë Perez thuhet se do të kontaktojë 59-vjeçarin në verën e ardhshme.

Kujtojmë se Mourinho kishte udhëhequr nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Nën drejtimin e “Special One”, Real Madridi e kishte fituar titullin e kampionit në La Liga, trofeun e Kupës së Mbretit, si dhe Superkupën e Spanjës. 

Të ngjashme