Ivan Perisic mbetet në mendjen e Jose Mourinhos.
Sipas “Daily Mirror”, Manchester United ka ndërmend të hidhet sërish në sulm për 29-vjeçarin nënkampion bote me Kroacinë.
Ashtu sikurse vitin e kaluar, Interi po reziston me çdo kusht dhe nuk pranon të hyjë në bisedime për një ofertë më pak se 60 milionë paund, ose 67 milionë euro.
Një shifër të tillë Mourinho nuk do të hezitonte ta shpenzonte për Perisic, sepse të njëjtën shumë pritet ta përfitojë nga shitja e Anthony Martial (madje e vlerëson francezin 77 milionë euro), transmeton “SS”.
Martial u pëlqen skuadrave të tilla si Chelsea, Paris Saint Germain, Bayern Mynih dhe Tottenham. Pikërisht Spurs-at, sipas mediave angleze, janë më afër lojtarit. United mund të pranojë një shkëmbim mes Martial dhe Toby Alderweireld, të cilin Tottenhami e vlerëson 55 milionë paund