Tekniku portugez është i interesuar që ta ketë belgun nën urdhrat e tij së paku edhe për një edicion, gjë të cilën ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të skuadrës
Jose Mourinho është duke i bërë presion të madh bordit të drejtorëve që të mos e lënë të largohet belgun Marouane Fellaini.
Kjo pasi raportohet se Arsenal është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për ta transferuar mesfushorin e Manchester United.
Belgu, që është në vitin e fundit të kontratës në Old Trafford, tash e një kohë kërkohet edhe nga skuadra turke Besiktas.