Mouzalas: 25 mijë refugjatë janë larguar nga Greqia

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 19:22 | Nga

Ministri grek i Politikave të Migrimit, Yannis Mouzalas, tha se nga Greqia janë larguar gjithsej 25 mijë refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mouzalas, gjatë bisedimeve në parlament, pas një pyetjeje nga opozita tregoi të dhënat në lidhje me refugjatët.

Ai theksoi se në kuadër të rivendosjes 12 mijë persona janë dërguar në shtetet e BE-së, si dhe 6.500 refugjatë janë bashkuar me familjet e tyre në Evropë në kuadër të ribashkimit.

Mouzalas tha se 6500 refugjatë vullnetarisht janë kthyer në vendet e tyre. “Gjithsej 25 mijë persona kanë arritur një jetesë më të mirë nga ajo që do të fitonin këtu”, tha Mouzalas duke treguar se këto programe janë shërbime të vlefshme.

Mouzalas gjithashtu tregoi se gjithsej 56 mijë persona kanë kërkuar azil nga Greqia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme