MPB: Deri në 7 orë pritje në Merdar

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 11:52 | Nga

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) bën të ditur se deri në ora 10:30, në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdar, ka pasur kolona veturash deri në 5 km, ku pritjet kanë zgjatur prej 6 deri në 7 orë.

Ndryshe prej Merdarës, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet janë më së shumti deri në 15 minuta, më saktësisht në pikën kufitare në Vërmicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme