MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashi kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliu ka shkruar se ky Memorandum është bazuar në fushë-veprimtarinë kushtetuese dhe ligjore të këtyre dy institucioneve të rëndësishme të sigurisë të Republikës së Kosovës dhe përbën avancim të bashkëpunimit ekzistues ndër-institucional.

“Sot bashkë me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Kreshnik Gashi nënshkruam një Memorandum të Bashkëpunimit ndërmjet MPB-së dhe AKI-së. Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë Memorandum përfshinë lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe detyrave të këtyre dy institucioneve me qëllim të rritjes së mbështetjes së ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare”, ka shkruar Veliu.

Të ngjashme