MPB-ja hap konkurs për 50 persona pa fakultet dhe përvojë

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’ ku mes tjerash kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.

Konkursi është hapur më 4 gusht dhe do të mbyllet më 11 gusht. Sipas konkursit, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës.

Të njëjtit do të pajisen me kontratë një-vjeçare, thuhet në konkurs.

Disa prej kërkesave të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët është që të kenë njohuri bazike sipas fushës të arsimit përkatës, njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar, aftësi për të punuar në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara si dhe njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme.

Të ngjashme