Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, do të mbajë takim në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.
Me këtë rast, në kuadër të këtyre aktiviteteve sot në kolegjin UBT do të mbahet një ligjëratë me studentët e këtij kolegji.
Në këtë takim do të marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ish-ambasadori Robert Bosch, Peter Schreiner, ekspert i migrimit, Edmond Gashi, koordinator Kombëtar për Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, Trajnim Profesional dhe Karrierë “DIMAK”.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.