MPB-ja prezanton strategjinë për armë të vogla dhe të lehta

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 09:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë prezantimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Armët e Vogla dhe të Lehta (AVL), për zbatimin e udhërrëfyesit, duke përfshirë prioritetet kryesore, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi kryesor i këtij prezantimi u tha se është që të rishikohet statusi i zbatimit të Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të Vogla dhe të Lehta dhe të municioneve në Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar deri në vitin 2024, si pjesë e nismës franko-gjermane dhe planin e miratuar në Kosovë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, njëhërit Koordinator Nacional për AVL, ka thënë se që nga fushata për legalizim të armëve kanë marrë mbi 2 mijë kërkesa.

“Ne mburremi me sukseset që policia e Kosovës kryen në mënyre brilante sa i përket zbatimit të planit për armët ilegale”.

“Ministria në përkrahje me UNDP ka filluar fushatën për legalizimin e armëve dhe që nga fillimi i fushatës e deri në përfundim kemi pranuar 2 mijë kërkesa për legalizim të armëve”.

“Grupet punuese janë krijuar dhe disa janë krijuar për draft ligjin për legalizim të armëve. Ky projekt do jap rezultate në fushën e kontrollit efikas dhe do të kontribuojë në kontrollin e armëve të vogla dhe të mesme”.

Zeka ka apeluar te qytetarët që të qëndrojnë sa me larg armëve për siç ka thënë ai për një ambient sa më të sigurt.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, ka konfirmuar përkrahjen e shtetit francez për këtë iniciativë, raporton EO.

“Siç e dini se kjo iniciativë është nisur para dy vitesh dhe është ndihmuar nga ndërkombëtarët. Dua të ju përgëzoj për zotimin e institucioneve kosovare që përmes udhërrëfyesit paraqet rezultatet në vit”.

“Dua të konfirmoj se shteti i Francës do të vazhdojë të përkrah këtë iniciative që të kemi një mjedis të sigurt”, ka thënë ajo.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Bëhet prezantimi për strategjinë për Armë të Vogla dhe të Lehta

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 30. Oktober 2019

Të ngjashme