Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit gusht ka pasur disa incidente me të shtëna me armë në ahengje familjare.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë pranuar 74 raportime nga qytetarët, ku janë konfiskuar armë dhe municione.
“Gjatë muajit gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.
Tutje, MPB thekson se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri. Gjithashtu, MPB ka bërë thirrje që qytetarët të festojnë me zemër dhe jo me armë.