“Pas kontrollit të kryer të video-materialit nga kamerat e sigurisë janë identifikuar personat të cilët kanë hapur dyert e Kuvendit”.
Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar tre lajmërime të veçanta rreth njohurive të hetimit për disa persona nga ngjarjet e shkaktuara nga hyrja e qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pas kontrollit të kryer të video-materialit nga kamerat e sigurisë në Kuvend, janë identifikuar personat të cilët kanë marrë pjesë në heqjen e bllokuesit të vendosur paraprakisht në derën nga ana e brendshme e hyrjes kryesore të godinës së Kuvendit”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Të dielën SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër gjithsej 15 personave të dyshuar për vepra të kryera penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e veprimtarisë zyrtare” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.
PTHP Shkup kërkoi shpallje të urdhëresave qendrore për arrestim të të gjithë 15 personave për të cilët ekzistojnë baza për dyshim për veprat e përmendura penale.
Më 30 prill nga liria janë privuar tetë persona të cilët janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake. Tek pesë prej tyre është shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditësh, për një person masë paraburgim shtëpiak, ndërsa për dy persona masa kujdesi.
“SPB Shkup edhe më tej në koordinim me PTHP Shkup intensivisht punon në identifikimin e mëtejshëm të personave të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjet e tmerrshme të 27 prillit”, njofton MPB-ja.
Kujtojmë se më 27 prill pas përfundimit të seancës plenale, deputetët e shumicës parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë të kryesuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) zgjodhën për kryetar kuvendi deputetin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Talat Xhaferi.
Pas zgjedhjes së tij turma qytetarësh të nismës qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” hynë në Kuvend duke rrahur deputetët e shumicës parlamentare.