Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, ka reaguar ndaj lajmeve në mediat serbe se ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, është nisur për në Zubin Potok.
Përmes Facebook-ut, Zyberaj ka shkruar se as Daçiq e askush në Beograd nuk kanë të drejtë që të hyjnë në Kosovë për të penguar zbatimin e ligjit.
“Ivica Dacic dhe askush në Beograd nuk kanë autoritet apo të drejtë të ndërhyjnë për të penguar ndonjë operacion normal të zbatimit të ligjit dhe askush nuk ka lejen e qeverisë së Kosovës për të hyrë dhe askush nuk mund të vizitojë ose të hyjë në Kosovë pa lejen e tillë. Çdo veprim që shkel marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare do të parandalohet. Beogradi të ndalojë histerinë nëpërmjet mjeteve propagandistike. Ky është një veprim i sundimit të ligjit në një vend normal”, ka shkruar këshilltari i Behgjet Pacollit.
Ndryshe sipas portalit serb, “Telegraf.rs” raportohet se Daciq është rrugës për në Zubin Potok, ku po ashtu është duke u zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës.
Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me veprimin e Vuçiqit ndonëse portale të tjera serbe raportojnë se ai sot pritet të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin Perëndimor në Bratisllavë.