Pas takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në Torino të Italisë, përveç Shqipërisë, përmes një postimi anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion i ka dhënë mbështetje edhe Kroacia.
Ministria e Punëve të Jashtme shkruar se Këshilli i Europës duhet të jetë i hapur për vendet që ndajnë vlera të njëjta me të, e këtu radhiti Kosovën, raporton Gazeta Express.
“Dyert e Këshillit të Europës duhet të jenë të hapur për anëtarësim të atyre demokracive europiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Europës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”.
Doors of Council of Europe should be open for accession for those European democracies who share values of @coe and are ready to fulfill the accession criteria.
— MVEP/MFEA 🇭🇷 (@MVEP_hr) May 20, 2022
In that regard, Croatia supports #Kosovo membership application. pic.twitter.com/ORvu8zJl7s
Nga Kroacia në këtë mbledhje ishte ministri i Jashtëm, Gordan Grlić Radman, i cili, kur u fol për luftën e Ukrainës, tha se e mbështet atë meqë edhe vendi i tij 30 vjet më parë ishte edhe vetë viktimë e agresionit.
Përveç Kroacisë, anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës e kërkoi edhe Shqipëria. Zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino, e cila ishte pjesë e kësaj mbledhje, përmes një postimi në Tëitter ka treguar se ka folur për çështjen e Kosovës.
“Është koha për të marrë hapa të guximshëm për të ardhmen e Europës, duke përfshirë dhënien e anëtarësisë për Kosovën dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Fino.
Për këtë, përmes një deklarate Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka falënderuar ministrat që përmendën dhe i dhanë mbështetje anëtarësimit të Kosovës në KE.
“Këshilli i Europës fillon diskutimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në takimin vjetor të Komitetit të Ministrave në Torino/Itali. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e dhënë nga anëtarët e KE-së. Deklaratat gjatë Këshillit të Ministrave sot në Torino/Itali kanë treguar këtë mbështetje për aspiratën tonë. Jemi optimistë dhe shpresojmë se me mbështetjen e shprehur dhe të fortë të partnerëve kryesorë dhe të shumicës së anëtarëve në Këshill, si dhe me ndihmën e anëtarëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Kosova do të arrijë te ky synim i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në tërë Europën”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.