MPJ përshëndetë fitoren e Bayerit për pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovë ka përshëndetur zgjedhjen e e Peter Bayer në pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës, MPJ e quan fitore zgjedhjen e tij përballë ish – spiunit rus, Aleksey Kondratyev.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përshëndetë fitoren e diplomatit gjerman, z.Peter Bayer, për pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës, përballë ish – spiunit rus, Aleksey Kondratyev.  

Deputeti Bayer, i cili vjen nga partia CDU, është zgjedhur të enjten me shumicë absolute votash si raportues i ri për Kosovën nga Komisioni për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.


Kondratyev si person kishte të kaluar kriminale gjate misionit të tij në Kosovë.  
Duke pasë parasysh se vjen nga Rusia, një shtet që përkrahë Serbisë punon hapur kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, fitorja e sotme e diplomatit gjerman në Këshillin e Evropës është edhe fitore për institucionet, diplomacinë dhe miqtë e Republikës së Kosovës.  


Debatit të zgjedhjes së raportuesit të ri për Kosovën i ka paraprirë debati agresiv i delegacionit rus i cili duke u thirrur në aktin se Kosova nuk është antare e Këshillti të Evropës ka kërkuar përjashtimin nga dhoma e takimit të Ambasadores Mimoza Ahmetaj, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit.

Rezultati i votimit 33 me 6 për diplomatin gjerman, është po ashtu tregues se ndikimi i Rusisë brenda Këshillit të Evropës është minor dhe i papërfillshëm kur bëhet fjalë për agjendën evropiane, pasi shumica e shteteve anëtarë të këtij këshilli e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe mbështesin rrugëtimin e tij euro-atlantikë”.   ​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme