Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve me vulë apostile apo legalizuese, duhet ta caktojnë terminin onlinem, raporton Express
Përmes një komunikate për media, MPJD ka treguar edhe procedurat përmes të cilave mund të bëhet aplikimi.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, respektivisht Departamenti per Çështje Konsullore, njofton se nga data 25 tetor 2021, qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese, duhet të caktojnë terminin “online”. Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/ Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal”, bën të ditur MPJ.
Në njoftimin e MPJD-së bëhet e ditur se kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtarët e familjes apo personat e autorizuar.
“Kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar nga ju”, thuhet në njoftim”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, MPJD ka bërë me dije se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen me vulë apostile e as legalizuese.
“Njëherësh ju bëjmë të ditur se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile as legalizuese”, thuhet në njoftim.