MPJD mohon akuzat për tendencë të përvetësimit të konceptit “Made in Kosova”

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar ndaj akuzave të lidhur me këndin dhe platformën Made in Kosova (MiK), duke theksuar se është produkt i një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe USAID Compete Activity.

Në reagimin e MPJD-së, thuhet se Made in Kosova (MiK) është një projekt në pronësi të shtetit, dhe kështu nuk paraqet pronë private të askujt.

Sipas ministrisë në fjalë, akuzat ndaj emrave të përveçëm të zyrtarëve publikë që janë përhapur pa baza ligjore është konsideruar shqetësuese dhe jo-etiike.

Për më shumë, pretendimi se kjo platformë ka të bëjë në ndonjë mënyrë me ndonjë shenjë tregtare të regjistruar është mohuar nga ana e ministrisë.

“Made in Kosova (MiK) promovon Republikën e Kosovës në fushat ekonomike, kulturore dhe turistike. Ky projekt është vazhdimësi e punës me partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë për të prezantuar Republikën e Kosovës sa më mirë në arenën ndërkombëtare, ndër të tjera edhe duke mbështetur misionet tona diplomatike gjithë andej botës. Kështu, Made in Kosova (MiK) promovon shërbime nën emblemën e saj, e cila nuk krahasohet as nga paraqitja e as nga përmbajtja me çfarëdo projekti, nisme apo shenjë tregtare të regjistruar më parë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Siç thuhet tutje në njoftim, Made in Kosova (MiK) është dhe do të vazhdoj të jetë unike dhe e vetme si për nga paraqitja, përmbajtja, ashtu edhe nga autenticiteti.

Të ngjashme