MPJD për hyrjen e Petkoviq: Dhënia e lejes bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella

Prishtinë | 16 Pri 2023 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se i është dhënë leja për shefit të Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviqit.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga kjo ministri thuhet se Petkoviq është në Kosovë për shkak të Pashkëve ortodokse.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se i ka aprovuar kërkesën për vizitë në Republikën e Kosovës z. Petar Petkoviq, për të marrë pjesë në liturgjinë e festës së Pashkëve. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Petkoviq, mori pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve, e cila u mbajt në Manastirin e Deçanit. Në liturgji morën pjesë liderët dhe anëtarët e kryesisë së Listës Serbe, të drejtuar nga kryetari Goran Rakiq, nënkryetarët Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.

Duke i uruar Pashkët, Petkoviq tha se është e rëndësishme të ruhet paqja, por edhe të vazhdohet me fuqizimin ekonomik të popullit serb në Kosovë.

Të ngjashme