MPMS dhe Down Syndrome Kosova dakordohen për trajnimin profesional të fëmijëve

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 12:13 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica dhe drejtoresha e Shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri, kanë nënshkruar marrëveshje për trajnimin profesionale për të rinjtë me Sindromën Down në qendrat e aftësimit profesional në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.

Reçica, me këtë rast, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me trajnimin e barabartë të qytetarëve pa dallim të gjendjes psiko-fizike të tyre, raporton Ekonomia Online.

“Sot MPMS dhe shoqata Down Syndrome Kosova, bën një hap të nënshkrimit të një marrëveshje që bën pjesë në angazhimet e ministrisë tonë që pa dallim që të gjithë qytëtarët t’i trajtojmë barabartë pa dallim të gjendjes psiko-fizike. Qëllimi ynë është të ndihen të barabarë të gjithë edhe në fushën e punësimit. Kjo ka të bëjë me mundësinë që ne si MPMS po ofrojmë mbështetje për një kategori të vështirë”, tha Reçica.

Sipas tij, përmes kësaj qendre do t’i mundësohet qytetarëve të kësaj kategorie të jenë më afër tregut të punës.

“Përmes qendrave të aftësimit profesional do të ju mundësojmë qyetarëve tanë me qenë më afër tregut të punës. Numri i këtyre qytetarëve që gëzojnë trajnim në këtë qendër te jenë më afër mundësisë së punësimit”.

Drejtoresha e kësaj shoqate, Sebahate Hajdini- Beqiri, falenderoi ministrin për arritjen e kësaj marrëveshje, raporton EO.

Sipas Hajdini-Beqirit nuk do mungojë as bashkëpunimi me institucionet e tjera për të rritur më shumë numrin e të trajnuarve dhe numrin e të punësuarave.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me ofrimin e trajnimit të personave me sindromë Down, kjo është realizuar nga projekti i GIZ-it. Do të hapet kjo qendër në regjionin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Prizrenit që do ju jepet hapësirë për trajnim dhe do të bëhet hulumtimi i tregut të punë. Do të bashkëpunojmë edhe me institucionet tjera për të trajnuar më shumë fëmijët në fushën e punësimit”, u shpreh Hajdini-Beqiri.

Aldi Hoxha, punonjës në kafiterinë “X 21” në kuadër të shoqatës Down Syndrome Kosova dhe maturant në shkollën e mesme “Përparimi” tha se pas një kohe do vazhdojë edhe me studimet universitare.

Hoxha tha se puna në kafiterinë “X 21” i pëlqen shumë dhe punët që kryen atu janë bërja e kafesë, çajit dhe gjësendeve tjera.

“Po shumë e mirë është hapësira, jam në shkollën e mesme “Përparimi”, tash jam maturant. Fakultetin nuk do vazhdojë edhe pak, do fillojë me studimet pak më vonë. Po shumë më pëlqen puna këtu, është shumë e mirë, unë këtu bëjë kafe, çaj krejt sendet i bëjë. Këtu punoj qe disa ditë”, tha Hoxha.

Të ngjashme