Shefi i BE-së viziton shoqatën Down Syndrome: Të finalizohet legjislacioni për personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 16:38 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomash Szunyog ka vizituar Shoqatën Down Syndrome Kosova, prej ku ka thënë se ka mbetur i impresionuar me kujdesin dhe trajtimin që i bëhet kësaj kategorie.

Ai më tej ka shtuar se duhet të bëhet më shumë për këtë kategori, duke shtuar se është e nevojshme të finalizohet legjislacioni për personat me nevoja të veçanta.

“Është kënaqësi të jem këtu sot, unë desha ta vizitojë këtë organizatë për shkak se dje ishte Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down. Unë desha ta vizitojë këtë organizatë me të cilën ne bashkëpunojmë dhe i mbështesim, dhe dëshiroj që puna e kësaj organizate dhe të organizatave të tjera të marrë vëmendjen e duhur. Poashtu të shoh sesi janë duke punuar dhe duke i trajtuar njerëzit me nevoja të veçanta”.

“Unë jam i impresionuar, pasi e pashë që ka kujdes të madh për ta dhe trajtim të mirë, vendi duket i mire. Poashtu ne biseduam për nevojën për të bërë më shumë për këtë kategori, fillimisht në ligje sepse sipas dijenisë sime ka qenë një propozim në të kaluarën, por nuk është finalizuar ende një legjislacion për personat me aftësi të kufizuar dhe nevoja të veçanta”.

Ambasadori Szunyog poashtu ka thënë se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunim të mëtejshëm me këtë shoqatë.

“Po ashtu, diskutuam për faktin që ky objekt sado që është i mirë, nuk është i mjaftueshëm, ka shumë njerëz që kanë nevojë për trajtim, sepse ne e diskutuam po ashtu edhe rëndësinë që të punohet me të rinjtë që janë të afektuar nga kjo dhe po ashtu me fëmijët, sepse nëse fokusohemi në fëmijë është më pak e kushtueshme sesa të kujdesemi vetëm kur janë të rritur”.

“Mësova shumë dhe e vlerësoj shumë atë se çfarë janë duke bërë në këtë qendër, sepse është e qartë se duhet shumë durim dhe vëmendje për këtë kategori, dhe e vlerësoj këtë shumë, prandaj edhe biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Kurse drejtoresha e Shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri, tha se Zyra e BE-së me projekte të ndryshe ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve me sindromë.

“Për neve si organizatë ishte kënaqësi të presim sot ambasadorin në qendrën e Down Syndrome Kosovës në Prishtinë ku ne patëm mundësi të njoftojmë ambasadorin për së afërmi me punën që bën organizata. Organizata gjatë veprimtarisë së saj në vite ka pasur projekte të cilat janë mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, projekte të cilat kanë ndikuar në mirëqenien e fëmijëve me Sindromën Down”, është shprehur ajo.

Beqiri poashtu ka treguar se me ambasadorin e BE-së kanë biseduar në detaje për nevojat që ka shoqata.

“Ne gjithashtu prezantuam projekte të cilat i kemi në proces dhe në përgjithësi e njoftuam mbi nevojën e shërbimeve. Shërbimet vazhdojnë të mbesin shumë sfiduese për shoqatën tonë, shërbimet që ne ofrojmë brenda qendrës sonë në katër qendra regjionale në nivel vendi”.

“Ne patëm mundësinë të bisedojmë në detaje për të gjitha nevojat, aktivitetet të cilat i zhvillon organizata. Ne vetëm kemi qenë në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Evropian në Prishtinë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme