MPMS shpërndan pako ushqimore dhe dhurata për festat e fundvitit

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 09:52 | Nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpërnda mbi 50 pako ushqimore  dhe mbi 100 pako dhurata me rastin e festave të fundvitit për familjet skamnore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

Zv/ministri Rahmani  tha se MPMS-ja është e gatshme që gjithmon të mbështesë komunitetet pakicë në kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete.

“Ne si MPMS nuk është hera e parë dhe e fundit që po mbështesim këto komunitete.  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përkrahur shumë dhe në çdo kohë komunitetet pakicë, jo vetëm në aspekte humanitare e sociale, por edhe në atë të punësimit”.

Në të gjitha këto aktivitet, zv.ministri Rrahmani, tha se ka pasur çdo herë përkrahje dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrin Arban Abrashi.

Ai ka premtuar se mbështetja institucionale e komuniteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme