Mbi 700 profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucionet shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19.
Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësorë do të vazhdojë me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm.