MSh-ja monitoron dhe vlerëson zbatimin e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Grupi për Menaxhim Strategjik (GMS) i Ministrisë së Shëndetësisë ka miratuar Raportin vjetor të Monitorimit dhe Vleresimit të zbatimit të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021.

Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë, është dokumenti i parë i MSh-së me kornizë logjike dhe me indikatorë specifikë, të matshëm, të arritshëm dhe relevantë, përmes të cilëve matet përparimi drejt arritjes së objektivave të përcaktuara, ndërsa Monitorimi dhe Vlerësimi si kulturë pune dhe mekanizëm i instaluar për herë të parë nga MSh-ja, është sistem me metodologji, mjete dhe instrumente të qarta përmes së cilës matet zbatueshmëria e SSSh-së deri në vitin 2021.

Raporti Vjetor i M&V-së paraqet mbledhjen e të dhënave, analizën e tyre dhe ofron rekomandime për përmirësimin e performancës në zbatimin e SSSh-së, duke u bazuar në dëshmi, të cilat do të ndihmojnë në orientimin e politikave shëndetësore

Raporti i miratuar nga GMS paraqet të dhënat e analizuara të indikatorëve për periudhën raportuese Janar-Dhjetor 2017, kurse faza e zbatimit të procesit të Monitorimit dhe Vlerësimit ka filluar në vitin 2018.

Në ndërkohë, janë në raportim e sipër indikatorët dhe hartimi i Raportit të Monitorimit dhe Vlerësimit për vitin 2018, i cili pritet të publikohet në mesin e këtij viti. 

Procesi i monitorimit dhe vlerësimit shfytëzon mekanizmat si Formularët e Indikatorit, Matricën e M&V-së, Matricën e menaxhimit të riskut dhe Formularët e analizës së indikatorëve.

Në raportin e parë të Monitorimit dhe Vlerësimit janë analizuar gjithsej 50 (pesëdhjetë) indikatorë për periudhën kohore Janar– Dhjetor 2017, ndërsa procesi i MV është mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut përmes Programit të Mbështetjes për Shëndetësinë në Kosovë – KSV / 017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme