Ministria e Shëndetësisë kanë nënshkruan kontratat me specializantët e rinj, raporton Ekonomia Online.
Ministri Armend Zemaj ka pritur në takim grupin e parë, të cilët do të lidhin kontratat për fillimin e shkollimit specialistik, sipas konkursit të shpallur dhe zhvilluar nga MSh.
Zemaj u ka kërkuar atyre që t’i shërbejnë pacientëve në mënyrë profesionale, duke premtuar se numri i specializimeve do të rritet.
“Bashkë me këta dhe 210 kolegët e tjerë nga sot do të ndjekin specializimet e tyre në fushat përkatëse. Nga sot i shtoheni kuadrit më të arsimuar të Kosovës”.
“Mos e harrni betimin e Hipkratit që ri shërbeni pacientit e Kosovës. Sot duhet të dëgjohet zëri juaj”.
“Kemi shtuar numrin e specializantëve nga 1 034 në 1 500 vende. Ne do të shtojnë akoma numrin e specializantëve”.
Dijon Musliu, tha se ka pritur më shumë se një vjet për specializim, raporton EO.
“Nënshkrova kontratën më të rëndësishme të jetës. Kam pritur 1 vit e gjysmë për specializim. Shpresoj që mjekët e rinj të kenë konkurs për specializime”.