MSH-ja nuk i jep qasje në dokumente, Dardan Molliqaj publikon letrat

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka treguar se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dhënë qasje në disa dokumente publike, përkundër kërkesës që u është parashtruar që 53 ditë.

Molliqaj ka publikuar kërkesat që ia ka parashtruar kësaj ministrie, derisa ka thënë se institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej.

Ai po ashtu ka treguar se kanë kaluar 33 ditës prej se kanë dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë, e që ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Ligji për Qasje në Dokumente Publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë që një gjë të tillë ta bëjnë brenda një afati 7 ditor. Ata patjetër se janë në shkelje të ligjit. Por, mungesa e transparencës është simptoma e parë për një problem që po zihet brenda. Paaftësinë dhe paranojën nuk po e fshehin dot. Se çfarë po ruhet nga fshehja e informacionit do ta ndjekim deri në fund”, ka shkruar ai.H

Shkrimi i tij i plotë:

Bunker – Qeveri

Paaftësi dhe paranojë. Ky është kombinim fatal. Institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej. Por, jo rrallë gjërat mbesin pezull nga mungesa e kompetencës.

Paranoja sjell bunkerizim, paaftësia pezullim e mungesë pune. Qeveria dhe Kuvendi janë të bunkerizuara, por edhe tejet të ngathta. Ja shembujt konkret:

  1. Kanë kaluar 53 ditë ç’prej se kemi dorëzuar kërkesën për çasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Vendimi i dates 12 gusht për lirim të masave të pandemisë në vlugun e infektimeve duhet të zbardhet. Për këtë duhet ta dimë rekomandimin e IKShP-së. Ministria po hesht.
  2. Kanë kaluar 33 ditë prej se i kemi dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë. Edhe këtu asnjë përgjigje.

Ligji për Qasje në Dokumente Publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë që një gjë të tillë ta bëjnë brenda një afati 7 ditor. Ata patjetër se janë në shkelje të ligjit. Por, mungesa e transparencës është simptoma e parë për një problem që po zihet brenda. Paaftësinë dhe paranojën nuk po e fshehin dot. Se çfarë po ruhet nga fshehja e informacionit do ta ndjekim deri në fund.

Të ngjashme