MSh-ja i premton ndihmë Shoqatës së Invalidëve Civil të Luftës

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 15:04 | Nga

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Rrustem Musa, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve Civil të Luftës, Avni Lubovci, ku diskutuan për mundësinë e mbështetjes së kësaj kategorie nga ana e ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga ministria e Shëndetësisë, zëvendësministri Musa tha se MSh-ja do t’u dalë në ndihmë këtyre rasteve varësisht nga nevojat e tyre.

Ai theksoi se jemi duke punuar në drejtim që të mbështesim Qendrën Ortoprotetike të ShSKUK-së, me mjete, material të nevojshëm dhe sigurim të protezave, me qëllim të trajtimit të këtyre rasteve.

Avni Lubovci u shpreh falënderues për mbështetjen e Ministrisë në përmbushjen e kërkesave të tyre emergjente për trajtimin e kësaj kategorie.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme