Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga puna inspektorin shëndetësor N.K. lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Vendimin për pezullimin parandalues, MSh e ka marrë duke ju referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqëesit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
MSh do të ofroje bashkëpunim të plotë me të gjitha organet e rendit për të hetuar çdo rast që ngitet nga vet MSH-ja dhe kushdo tjetër lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ministria e Shëndetësisë do të jetë e pakompromis në luftën e saj kundër korrupsionit me qëllimin e vetëm për të vënë rend, duke e goditur çdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion.