Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa vizitoi sot Qendrën e Ortoprotetikës në QKUK, ku u njoftua për së afërmi me procesin e riparimit dhe vendosjes së protezave për kategoritë e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës.
Zëvendësministri Musa i njoftoi profesionistët e kësaj Qendre, se MSh ka formuar Komisionin e Vlerësimit për furnizim me proteza për këto kategori, komision ky që do të bëjë vlerësimin se cilët kanë nevojë për riparim të protezave dhe kush për proteza të reja.
Ministria e Shëndetësisë do të përkrah Qendrën me furnizim të protezave dhe riparimin e protezave të dëmtuara sipas mundësive buxhetore, duke u bazuar në kërkesat e vet Qendrës së Ortoprotetikës në bashkëpunim, dhe bazuar në nevojat e kategorive të Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës, si dhe do të mundësojë riparimin e protezave të dëmtuara.
Kjo vizitë është bërë me qëllim të njohjes për së afërmi me nevojat e kësaj Qendre dhe, po ashtu, përcjelljen e mesazhit te këto kategori se MSh do t’i përkrah me qëllim të realizimit të shërbimeve për kujdes shëndetësor e social.