MSh prezanton prioritetet e shëndetësisë para donatorëve

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 14:59 | Nga

Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar sot një takim me komunitetin e donatorëve që e mbështesin shëndetësinë në Kosovë, para të cilëve janë prezantuar prioritetet strategjike dhe ato sektoriale të shëndetësisë për vitin 2018.

U. D. Sekretari i Përgjithshëm, Naim Bardiqi, theksoi se takimi është vijimësi e takimit të mëhershëm mes ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe ambasadorëve të shteteve mike, që po mbështesin arritjen e objektivave strategjike shëndetësore.

Ai prezantoi para të komunitetit të donatorëve planin e prioriteteve strategjike dhe sektoriale të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2018.

Komuniteti i donatorëve u zotuan se do të vazhdojnë ta mbështesin sektorin e shëndetësisë në realizimin e objektivave sektoriale.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga komuniteti mjekësor dhe të shoqërisë civile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme