MSh: Puna e profesionistëve shëndetësor lehtësohet nëse ne e mbrojmë veten duke u vaksinuar

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë me anë të një video mesazhi ka motivuar qytetarët e Kosovës të vaksinohen sa më shpejtë.

Në videon e publikuar, Ministria ka marr profesionistë të ndryshmë shëndetësor për të treguar rëndësin e vaksinimit.

“Të dashur qytetarë, Profesionistët shëndetësor ishin dhe janë ende në vijën e parë të frontit duke luftuar pandeminë. Puna e tyre lehtësohet nëse ne e mbrojmë veten duke u vaksinuar. Cakto terminin, vaksinohu!”, thuhet në përshkrimin e videos.

Të ngjashme