MSh sqaron: Nuk ka asnjë vendim që ndalon vaksinimin e nënave dhe grave gjidhënëse

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 e të gjithë personave të moshës mbi 18-vjeç, shkruan Infosot.com

Ndër personat që kanë të drejtë vaksinimi janë gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse. Por, këto të fundit kanë ngjalur dyshime rreth vaksinimit kundër COVID-19.

Në rrjetet sociale, disa nëna janë shprehur se me të shkuar në qendër të vaksinimit me rekomandim të personelit shëndetësor, ato janë kthyer mbrapsht. Sipas këshillave që kanë pranuar nga mjekët, vaksinimi kundër COVID-19 nuk iu është rekomanduar pasiqë sipas mjekëve kjo vaksinë paraqet rrezik për nënat.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje dhënë për Infosot.com, ka sqaruar se nuk ka asnjë vendi nga MSH por as nga organizatat botërore të shëndetësisë në lidhje me këtë cështje.

“Nuk ka asnjë vendim të MSH-së apo të ndonjë institucioni shëndetësor që ndalon vaksinimin e nënave dhe grave gjidhënëse. Ajo që është ndarë me profesionistët shëndetësor dhe me publikun përmes komunikimeve të ndryshme dhe përmes formulimit të” Pyetjeve dhe përgjigjeve më të shpeshta (të publikuara edhe në profilin e IKSHPK-së) është se është dhënë një përgjigje që është në frymën që përgjigjet rreth kësaj çeshtje kanë dhënë edhe organizatat e ndryshme kredibile ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë” përfundon MSH.

Të ngjashme