Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Odave të profesionistëve Shëndetësor, kanë mbajtur takim në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të Odave të Profesionistëve Shëndetësor si dhe në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë në kuadër të përkrahjes së Odave të Profesionistëve Shëndetësor, në forma të ndryshme deri në pavarësimin e tyre të plotë, ka mbajtur takimin e radhës ku është arritur marrëveshja për mënyrën e shpenzimeve të mjeteve të dedikuara për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.
Poashtu, MSh përveçse është duke i mbështetur Odat e Profesionistëve Shëndetësor me asistencë teknike përmes sekretarisë të dedikuara për Odat, do të angazhojë edhe një konsulentë ndërkombëtar për çështje administrative, me qëllim të funksionimit sa më të mirë dhe të shpejt të tyre.
Përndryshe, bartja e kompetencave nga MSh te Odat ka filluar me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, nga 1 korriku i vitit 2016 dhe deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, ndërsa licencimi dhe ri-licencimi do të vazhdojë të jetë deri në fund të vitit kompetencë e përbashkët e MSh-së dhe Odave.