MTI dhe MIE koordinohen për implementimin e MSA-së

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 13:47 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim zv.ministren e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj.

Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të zbatimit të Agjendës Evropiane të Reformave. Bashkëbiseduesit u informuan nga ministrja Bajrami për progresin e arritur në kuadër të MTI-së për implementimin e kësaj agjende.

Po ashtu, Ministrja Bajrami tregoi për masat e ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Në kuadër të këtij takimi u diskutuan edhe mundësitë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy ministrive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme