MTI e KIESA takojnë përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke “MUSIAD”

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 15:47 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Nehat Mustafa, dhe drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, pritën në takim përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke “MUSIAD”.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi tregtar në mes të dy vendeve, ku si fillim parashihet edhe organizimi i një panairi të përgjithshëm në të cilin do të merrnin pjesë bizneset nga Turqia.

Fillimisht zëvendësministri Mustafa i falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin që ata kanë shprehur për të investuar në Kosovë duke theksuar edhe miqësinë e gjatë që Kosova ka me Turqinë.

Në vazhdim drejtori i përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa i informoi përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve turke me mundësitë e favorshme që Kosova iu ofron investitorëve dhe në veçanti theksoi gatishmërinë e KIESA-s për të përkrahur organizimin e këtij panairi.

Në fund palët shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informatave ku ekspertët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe KIESA do të vizitojë Turqinë me qëllim që t’i njoftojnë ndërmarrjet e rrjetit “MUSIAD” më gjerësisht me mundësitë e të bërit biznes në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme