Muaji i mjaltit në “Qeverinë Hoti”

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 10:39 | Nga Arbnor Sadiku

Disa avantazhi i një qeverie të re është mungesa e përvojës së qeverisjes. Kjo gjithashtu është një avantazh .  Është naiviteteti, papjekuria dhe mungesa e cinizmit,  që vjen nga zhytja e vazhdueshme në ujërat plotë sëmundje të qeverisë që i jep asaj një ndjenjë të jashtëzakonshme të perspektives.

Nga fillimi e deri në fund unë nuk e humba asnjëherë optimizmin, besimin në vetvete ose ose besimin objektiv se çfarë mund të bëhej, por asnjëherë nuk mund të gjesh atë çlirim energjish apo trimëri të çmendur e të pakufishme që ke në zgjedhjen e një ekipi të freskët, sidomos kur kjo ndodh pas një kohe të gjatë në pushtet. Kjo, nuk vinte nga arroganca, çfarëdo që do të thoshin njerëzit unë kurrë nuk e humba ndjenjën  kundër vetëkënaqësisë apo  njohjen e faktit se shefi kryesor ishte populli. Ishte një dëshirë e pa përmbajtur dhe vërtet që vinte nga brenda për të çuar kombin përpara.  Ne mendonim atë që s’duhej mendohej, ne bënim atë që s’bëhej;  e zakonshmja bëhej një detyrim që duhej të çlirohej, ajo që ishte tradicionale bëhej e dal mode, e thënë nga Toni Bler, në ditët e para si kryeministër i Britanisë së Madhe, marr nga libri i tij, “Një Rrugëtim”.

Muaji i mjaltit për qeverinë Hoti filloi keq, sepse ajo u krijua me vështirësi të mëdha madje vota e 61 -të, u bë pas lutjeve dhe kërkesave të pa rreshtuara ndaj një deputeti të Nismës, nga ana e Presidentit të Kosovës, z. Thaçi dhe Kryetarit të AAK-së, z. Haradinaj, për të votuar qeverinë Hoti, shto kësaj, edhe kundërshtitë që i morri qysh të fillim të punës së tij,  nga dy nënkryetaret  e partisë së tij, pra, LDK-së, znj, V. Osmani, si dhe z. L.Haziri, vetëm sa ia ulen legjitimitetin apo thënë më saktë besimin e qeverisë Hoti.   Megjithatë,  më mirë që u krijua një qeveri sesa pa të, apo një qeveri e tipit Kurti, e cila kishte prishur raportet e saja diplomatike edhe brenda, edhe jashtë vendit, me partnerët vendorë, dhe aleatet  perëndimor, të Kosovës.

Deri këtu jemi në rregull, nëse analizojmë themelimin e qeverisë Hoti,  duke e ditur se ai ka njohuri të mira për ekonominë dhe financat, e që është mjaft e dobishme për çdo vend sidomos kur ndodhet në krizë ekonomike pas shfaqjes së virusit Covid 19,  por, në anën tjetër, kryeministri Hoti vërehet se ka një mungesë të theksuar karizëme, si dhe të përvojës me politikën jashtme, diplomacisë, dhe marrëdhënieve me publikun.

Pra, Lideri karizmatik nënkupton personin i cili është më ndikues, më bindës dhe më frymëzues, brenda grupit, apo organizatës që e përfaqëson, dhe me gjerë. Miti i karizmës rrjedh nga ideja kryesore se karizma është një cilësi thelbësore e lindur, ose e keni  si : (Bill Clinton, Stiv Jobs, Toni Bler, Xhorxh W.Bush,) ose nuk e keni.

Para së gjithash,  koalicioni LDK, AAK,NISMA, dhe LS, si dhe pakicat jo serbe, ka para vehtes disa procese të vështira, si : Dialogu me Serbinë,  aktakuzat ndaj presidentit Thaçi për krime lufte (ende të pa konfirmuara nga Gjykata Speciale), të cilat mund të rrëzojnë qeverinë Hoti, në momentin e parë të mundshëm.

Në kontekstin që po flasim qeveria Hoti, veçohet për disa ministri të suksesshme, ku ministrat janë më punëtorë, dhe të aftë për kryerjen e punës së tyre si : Ministri i MPBZHR, z. Besian Mustafa, Ministrja e Financave znj, Hykemte Bajrami, si dhe Ministri i  Ekonomisë dhe Ambientit z. Blerim Kuçi.  Ndërsa, në anën tjetër, vërehet se ka shumë ministra të dobët dhe të pa aftë punë që bëjnë, si : Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj; Ministrja e Punëve të Jashtme, znj, Meliza Haradinaj, si dhe Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, z.Vesel Krasniqi, të cilët për këto ditë qeverisje kanë përformuar jashtëzakonisht dobët, dhe si të tillë, them se  janë persona të vendosur kuturu, apo thënë ndryshe, at hoc në dikasteret që udhëheqin.  

Të ngjashme