Ish hetuesi i posaçëm Robert S. Mueller po dëshmon publikisht përpara dy paneleve të veçanta në Kongresin Amerikan, ku për herë të parë po u përgjigjet pyetjeve rreth hetimit të tij mbi Presidentit Trump dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Në fjalën hyrëse, Mueller theksoi tre pika: hetimi i këshillit të posaçëm gjeti ndërhyrje ruse “gjithëpërfshirëse dhe sistematike” në zgjedhjet e vitit 2016, nuk vendosi një komplot në mes të Kremlinit dhe fushatës së Trump dhe hetimi i tij për pengimin ishte “me rëndësi kritike”.
Në përgjigje të pyetjeve të mëvonshme, Mueller shpjegoi më qartë, siç bëri raporti i tij, se hetimi nuk e shfajësoi Trumpin për pengim.
“Së fundi, siç përshkruhet në Vëllimin 2 të raportit tonë, ne hetojmë një sërë veprimesh nga ana e presidentit ndaj hetimit. Bazuar në politikën e Departamentit të Drejtësisë dhe në parimet e drejtësisë, vendosëm se nuk do të merrnim vendim se a ka kryer presidenti ndonjë krim. Ky ishte vendimi ynë atëherë dhe mbetet vendimi ynë sot”.
“Presidenti nuk u shfajësua për veprimet që pretendohet se i ka bërë” tha ish hetuesi i posaçëm.
I pyetur nëse presidenti potencialisht mund të paditet pas largimit nga detyra, Mueller u përgjigj duke thënë se kjo ishte “e vërtetë”.
Ai gjithashtu konfirmoi se Presidenti Trump rezistoi një përpjekje për ta marrë në pyetje personalisht.