Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar përmes një postimi në facebook se ka kontribuar në mbjelljen e luleve në qytet.
Muharremaj poashtu ka thënë se qytetarë e kësaj komune e duan vendin pa kushte.
Postimi i plotë:
Duke iu falenderuar Kompanisë FLOR-EN për donacionin, simbolikisht u angazhova në mbjelljen e luleve në qytet.
Suhareka i ka qytetarët e saj punëtor e të dinjitetshëm. Qytetin e duan pa kushte.
Me dashuri për pamjen më të bukur angazhohen e punojnë çdo ditë.
Faleminderit
Bali Muharremaj