Muharremaj bën thirrje që fshati Bllacë të vetizolohet

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Shtabi Emergjent e ka mbajtur takimin e radhës ku kanë marrë pjesë edhe shefat e grupeve në Asamblenë Komunale nga subjektet politike e poashtu edhe institucionet tjera.

“Pas raportimit për të infektuar me Covid-19 nga fshati Bllacë vendosëm që të apelojmë për vetizolim të këtij fshati, e sidomos Lagjia “Suka”.Banorët e këtij fshati duhet ta trajtojnë situatën seriozisht dhe të mos bëjnë lëvizje e as vizita tek të afërmit, sidomos me pjesën e Komunës së Malishevës, sepse ajo zonë është në karantinë. Do të veprohet më tutje në raport me situatën dhe informacionet që na vijnë nga institucionet përkatëse “, njofton Komuna e Suharekës.

Komuna e Suharekës ka vendosur të marrë edhe disa masa shtesë:

– Dezinfektimi i hapsirave publike në qytet dhe fshatra;

– Do të bëjmë kërkesë zyrtare drejtuar Policisë në Suharekë që të bllokohen hyrje-daljet Suharekë-Malishevë;

– Asnjë qytetar të mos lejohet të hyjë në markete, banka, institucione dhe kudo në hapsira të ndryshme pa maskë dhe doreza;

– Në hyrje të secilit lokal apo qendër tregtare, ku bëhet frekuentimi i madh i qytetarëve vet bizneset duhet të marrin masa për dezinfektim;

– Do të shtohet numri i inspektorëve nga Komuna e Suharekës për mbikqyrjen e zbatimit të urdhëresave të caktuara për situatën e fundit.

– Fondi shtesë emergjent u shtua edhe për 40 mijë euro.

Njoftim i kryetarit Bali Muharremaj:

Sot kemi mbajtur takimin e Shtabit Emergjent, ku morrën pjesë edhe shefat e grupeve në Asamblenë Komunale nga subjektet…

Gepostet von Bali Muharremaj am Dienstag, 7. April 2020


Të ngjashme