Muharremaj inspekton punimet në rregullimin e urave në fshatin Vraniq

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka inspektuar punimet në rregullimin e urave në fshatin Vraniq, raporton Ekonomia Online.

Ai është zotuar se do të punojnë pa ndal në përmirësimin e kushteve për jetë në fshatrat e kësaj komunë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Në Vraniq po bëjmë rregullimin e urave, të cilat banorëve do t’u krijojnë mundësi kalimi më të mirë. Krahas punëve tjera, angazhimi im në teren do të mbetet i përhershëm.

Bali Muharremaj

Të ngjashme