Muharremaj: Nuk do ta harrojmë kurrë se mërgimtarët tanë kanë zemër të madhe

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se mërgimtarë të shumtë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar financiarisht maturantët.

Ai ka thënë se mërgimtarët kanë zemër të madhe.

“Kjo më ka emocionuar shumë, për humanizmin e madh që e kemi si shoqëri në Komunën e Suharekës” është shprehur ai.

Postimi i plotë:

Ne nuk do ta harrojmë kurrë se mërgimtarët tanë kanë zemer t’madhe.

Ajet Zmalaj nga Gelanca i cili jeton në Gjermani ka shprehur dëshirën e tij të ndihmoj maturantët të cilët nuk kanë mundësi financiare. Vleren e donacionit prej 500 euro, e kam dërguar në 3 drejtoritë e shkollave të mesme në vlerë të barabartë, për nxënësit/et që nuk kanë mundësi financiare të marrin pjesë në Mbrëmjen e Matures.

Poashtu edhe një tjetër mërgimtar nga Fshati Duhël i cili ka dashur të mbetet anonim, ka shprehur dëshirën e tij të ndihmoj në vlerë prej 200 euro, e natyrisht edhe kjo shumë do të ndahet në pjesë të barabarta në shkollat e mesme. Kjo më ka emocionuar shumë, për humanizmin e madh që e kemi si shoqëri në Komunën e Suharekës.

Në të ardhmen më është propozuar si ide që të krijohet edhe një fond për studentët më të dalluar. Ata duhet më tutje të studiojnë e ta krijojnë shembullin e mirë të së ardhmes. Shumë gjëra të mira po vijnë nga njerëzit e mirë të Suharekës.

Bali Muharremaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme