Muharremaj pas dorëzimit të peticionit: Pres që Ligji për Lojërat e Fatit të shfuqizohet

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 10:18 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas dorëzimit të peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit dhe takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një prononcim për media tha se që nga rasti që ndodhi në Suharekë qytetarët kanë mbledhur 11.500 mijë nënshkrime.

“Me rastin e fundit që kem pas në komunën e Suharekës të dielën, menjëherë të hënën e kemi marr një vendim me shefat e grupeve parlamentare për me filluar me mbledh mbi 10 mijë nënshkrime për me iniciuar procedurën për ndryshimin apo shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit, të enjten zyrtarisht kemi dal në ora 11 me secilën parti politike, të shtunën ne mbrëmje kemi pas mbi 11.500 nënshkrime”, tha ai.

Muharremaj tha se peticioni u prit mirë nga kryeparlamentari duke shtuar se pret rezultat të mirë nga kjo kërkesë.

Sa i përket shanseve që sot Qeveria në mbledhjen e saj nga ora 14:00 ta marrë këtë vendim, kryetari i Suharekës tha se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, por pret të ndodhë kjo gjë.

“Kryetari e priti shumë mirë tha se do jemi të ftuar në komisione që do marr ketë vendim sipas tyre do ta marr vendimin Qeveria, do të jem si kryetar i komunës dhe grup parlamentare secila parti do ta jep kontributin”.

Ai tha se kjo merite është e gjithë qytetarëve dhe jo vetëm e kryetarit të Suharekës, raporton EO.

“Ne kemi dorëzuar kërkesën e qytetarëve që kanë kërkuar që ky ligj të shfuqizohet në parlament, është kërkesë e qytetarëve dhe jo e kryetarit të komunës, por bashkë e kemi dorëzuar këtë peticion e kemi të protokolluar dhe si kryetar e kemi dorëzuar dhe presim”.

“Nuk është rasti i parë në Suharekë por ndodhi edhe në Lipjan është meritë e qytetarëve sepse ata arritën që nga e enjat deri të shtunën të mbledhin 11 500 nënshkrime”.

Muharremaj shtoi se kazinotë dhe lojërat e fatit kanë sjell shumë probleme prandaj pret që ky peticion të marr vendim pozitiv.

“Është e mirë për qytetarët sepse kanë filluar shumë probleme për shkak të mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit dhe ne si regjion jemi afër, në Suharekë supozohet se janë afër 100″.

“Ka shumë që kanë ardhur nga Shqipëria por zyrtarisht 20 në Suharekë por nr është shumë më i madh”, shtoi Muharremaj.

Të ngjashme