Muharremaj: Shkolla e “Abdyl Ramaj” në Suharekë bënë hapjen e Drejtimit në Shëndetësi për vitin shkollor 2021-22

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se kanë marrë një lajm të jashtëzakonshëm, ku tashmë Shkolla e “Abdyl Ramaj” në Suharekë do të bëjë hapjen e Drejtimit në Shëndetësi për vitin shkollor 2021-22.

Madje ai tha se nga muaji Gusht nxënësit mund të aplikojnë në profilin “Bashkëpunëtor profesional i Infermierisë”.

Njoftimi i plotë:

Pas disa kërkesave në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe marrëveshjeve në proces me Drejtorinë e Spitalit të Përgjithshëm Regjional në Prizren për bashkëpunim të mëtejshëm dhe për gadishmërinë në ofrimin e ndihmës në hapjen e drejtimit për Shëndetësinë në SHMP “Abdyl Ramaj” në Suharekë, e poashtu me Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc dhe QKMF-në në Suharekë për praktikë profesionale , kemi arritur tashmë që Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë të bëjë hapjen e Drejtimit në Shëndetësi për vitin shkollor 2021-22. Nga muaji Gusht nxënësit mund të aplikojnë në profilin “Bashkëpunëtor profesional i Infermierisë”. Jemi mirënjohës për angazhimin e këtij bashkëpunimi ndaj të gjithëve, i cili ka synim në të ardhmen shërbimin ndaj qytetarëve. Urime !

Të ngjashme