Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar Milaim Gashin, zyrtarin policor që ishte therur përderisa ishte në detyrë.
Muharremaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gashi gradualisht është duke u shëruar, ndërkaq shtoi se punën e policëve në shërbim të qytetarëve do ta vlerësojë gjithmonë.
“Polici Milaim Gashi gradualisht po shërohet. Punën e tyre në shërbim të qytetarëve do ta vlerësojmë gjithmonë. Jemi krenar me Policinë e Kosovës”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Polici Gashi ishte sulmuar nga një person derisa ishte duke intervenuar në një rast të dhunës në familje, ku i dyshuari nuk kishte respektuar urdhrin e policisë dhe kishte sulmuar zyrtarët policorë me thikë, me ç’rast Gashi kishte pësuar lëndime në kokë.