Muharremi: Dilni e votoni, mos lejoni që për fatin tuaj të vendosin lloj-lloj njerëzish

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shenoll Muharremi, ka ftuar qytetarët të dalin në votime.

Muharremi shkruan “Mos lejoni që për fatin tuaj, të fëmijëve dhe të familjes suaj të vendosin lloj-lloj njerëzish që nuk kanë as shkollim e as edukatë.. e as tru në raste”.

Postimi i plotë:

Dilni e votoni, njerëz të dashur! Sa më shumë, aq më mirë!

Mos lejoni që për fatin tuaj, të fëmijëve dhe të familjes suaj të vendosin lloj-lloj njerëzish që nuk kanë as shkollim e as edukatë.. e as tru në raste.

Ju jeni njerëz të mirë dhe meritoni të jetoni sa më mirë, me stabilitet e parashikueshmëri, me besim e shpresë për prosperitet.

Votoni bashkë me familjen tuaj, thirrini miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që i njihni të dalin e të votojnë. Çdo votë ka rëndësi.

Shfrytëzojeni rastin historik të vendosni për fatin tonë të përbashkët.

Vota është plumbi i heshtur i demokracisë!

Të ngjashme