Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar pas përgjigjes së LDK-së ndaj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për bashkëpunim, duke theksuar se përplasjet e mëparshme politike të kryeministrit janë pengesa kryesore për një qasje të bashkuar ndërpartiake.
Ai e ka cilësuar si hap të rëndësishëm politik propozimin e LDK-së për dialog ndërpartiak, duke e parë si mundësi reale për tejkalimin e krizës politike.
Sa i përket mundësisë për një qeveri tranzicioni, Muharremi u shpreh skeptik, por insistoi se dialogu duhet të fillojë pa vonesa.